Athina i përkujton Maqedonisë sërish qëndrimin “erga omnes”, për emrin

MPJ e Greqisë nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur sërish pozicionin grek dhe qëndrimin e mirënjohur për emrin që prej vitesh dihet.

“Pozicioni i Greqisë për një emër të përbërë, me përcaktues gjeografik përpara fjalës ‘Maqedoni’ dhe jo përpara fjalës ‘Republikë’, për përdorim ‘erga omnes’, për të gjitha përdorimet, brenda dhe jashtë shtetit, është ndërtuar prej vitesh dhe përsëritet në vazhdimësi në Kuvendin grek, si dhe në të gjitha takimet shumëpalëshe dhe dypalëshe”, thuhet në kumtesë.

MPJ greke sqaron se e sheh të nevojshme të riafirmojë qëndrimin e saj, për shkak se siç thuhet në kumtesë “disa qarqe ekstreme bëjnë sikur nuk dinë gjë ose se janë të befasuar për pozicionin e Greqisë, të bërë të ditur nga ministri i Punëve të Jashtme gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

Duke argumentuar qëndrimin e saj, MPJ greke thotë se, nuk është rastësi që aktualisht në referencën “FYROM” fjalët “former yugoslav” (ish jugosllave) qëndrojnë përpara fjalës “Republikë” dhe jo përpara fjalës “Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button