Studentët e USHT-së, parakalojnë në qytet me porosi për zemër të shëndetshme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Zemrës, studentët e USHT-së, parakalojnë me porosi, për aktivitete sportive, hapësira të pastra, ushqime të shëndetshme.
Grupi Shkencor i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në USHT, shënon Ditën botërore të Zemrës, si pjesë e lëvizjes globale.

10653875_579304972173900_3854784271617390461_n

ë sheshin “Iliria” , që në orët e mëngjesit, studentët e mjekësisë kanë ofroruar kontrolle falas për qytetarët.

Nëpërmjet marshit nga sheshi “Iliria”, studentët marshuan nëpër qytet. Parakalimi i tyre me me moton, “Bashkohu me lëvizjen globale ku do që jeton, punon dhe luan”, ka për qëllim të tërheq vemëndejn dhe përkushtimin e qytetarëve për një jetë më të shëndetshme.

10698634_579305215507209_8799281109062793041_n

“Komuniteti me zemër të shëndetshme” është njëra ndër motot e marshit të studentëve. Ata rekomandojnë që në ditën botërore të zemrës të bëhet lobim për ndryshime dhe presion mbi vendimmarrësit lokalë që të kenë ndikim të vërtetë në hapsirat e qytetit.

10361967_579305105507220_7370602791713160445_n

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button