Ibrahimovic sulmon përsëri Guardiolan

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic ka sulmuar pësëri strategun aktual të Bayernit, Pep Guradiolan. Suedezi mendon se taktikat e Pep Guardiolas bënë që Barcelona të mos fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin 2009/10.

Suedezi i cili u paraqit për Barcelonën gjatë kësaj periudhe, thotë se ata kishin skuadrën më të mirë në botë, por ata dështuan për të fituar shkaku i taktikave të Guardiolas.

”Sigurisht se ne kishim skuadrën më të mirë në botë. Por, ne dështuam ta fitojmë Ligën e Kampionëve shkaku i vendimeve të dikujt”, tha Ibrahimovic duke ‘fajësuar’ Guardiolan.

”Mirëpo, këto gjëra ndodhin dhe ju duhet t’i harroni sot. Megjithatë, unë kam pasur momente të mrekullueshme tek Barcelona”- tha bomberi i Paris Saint-Germain./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button