Enca Haxhia ia kalon Tunës dhe Dafinës në Youtube

Erdhi me projekt solo dhe arriti që kënga e saj të jetë para dy dueteve më të përfolura të kësaj vere. Duke marrë parasysh numrin e klikimeve në kanalin ‘Youtube’, Enca Haxhia ka arritur që me këngën e saj ‘A po të pëlqen’ të grumbullojë më shumë klikime sesa Tuna ft Ghetto Geasy dhe Dafina ft Ledri, duke u shpallur kështu edhe si hiti i kësaj vere.

Vera 2014 mund të konsiderohet si kulmi i krijimtarisë së prodhimeve muzikore që nga viti 2000 e deri më sot. Shumë këngë, klipe, albume e fytyra të reja e karaketrizojnë tregun muzikor të kësaj vere. Dikush ka pasur arritje të cilat nuk i ka imagjinuar e dikujt nuk i ka ecur edhe aq shumë në këtë vit. E nga me të përmendurat pa dyshim që kanë qenë duetet e Tunës me Ghetto Geasyn dhe ai i Ledrit me këngëtaren Dafina Zeqiri. Cila nga këto këngë do të jetë si hiti i kësaj vere është diskutuar mjaft gjatë.

Por këta zëra janë shuar me daljen në skenë të këngës ‘A po të pëlqen’ të intereptuar nga bukuroshja Enca Haxhia. Ky projekt i saj muzikor ka arritur që t’i lë mbrapa dy duetet e lartpërmendura. ‘

A po të pëlqen’ është lansuar në kanalin ‘Youtube’ më 28 korrik të 2014-ës dhe deri më tani ka grumbulluar rreth 5 milionë e 600 mijë shikimie. Kurse, kënga ‘MMV’, interpretuar nga Tuna dhe Getoar Selimi, ndonëse e publikuar vetëm dy javë para këngës së Encës ka arritur që t’i mbledhë rreth 4 milionë e 800 mijë shikime në këtë kanal. E

kënga e Ledrit dhe Dafinës ‘I got ur back’ ka kaluar vetëm 3 milionëshin. Nga gjithë këto klikime në ‘Youtube’, kënga ‘A po të pëlqen’ është pa dyshim hiti i kësaj vere, ndonëse kjo këngë ishte solo e jo duet./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button