Skënderbeu ndali sulmet e Neftçit

Ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Kampioneve ndërmjet Neftçit dhe Skënderbeut të zhvilluar në stadiumin “Bakcell Arena” të Bakut, ka përfunduar pa gola 0:0.

Megjithëse ekipi vendas kishte iniciativën në fushë, portieri Orges Shehi tregohet në lartësinë e duhur në rastet që krijojnë azerët, duke pritur me zotësi disa topa të adresuar në kuadratin e tij, ndërkohë që edhe mbrojtja me Ademir, Gvozdenoviq, Radas dhe Arapin bëjnë një punë të madhe në mbajtjen sa më larg të kundërshtarit.

Gjithsesi Skënderbeu ia doli të zhvillojë 90 minuta me qartësi taktike dhe me kooperim mes reparteve.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Lajme të ngjashme

Back to top button