Tetova është bërë zonë me rrezik të lartë për shkak të ndotjes

Tetova është bërë një zonë e rrezikshme sa i përket ndotjes së ajrit, paralajmërojnë mjekët. Grimcat PM 10 edhe gjatë kësaj periudhe janë rritur më shumë se nga ajo e lejuara. Duhet patjetër të zhvillohet një strategji dhe të ndërmerren masa konkrete sepse pasojat e ndotjes veç më po vërehen, alarmojnë nga Qendra për shëndet publik.

Sipas tyre po shtohet numri I të sëmurëve dhe numri I rasteve që përfundojnë me vdekje.

Komunikacioni i dendur, hapësirat e papastruara publike, mungesa e gjelbërimit dhe kapacitetet industriale ndikojnë në ndotjen e ajrit. Me fillimin e sezonit të ngrohjes muajin e ardhshëm, ajri do të bëhet edhe më i ndotur dhe më i rrezikshëm për shëndetin, thonë mjekët.

Ajri, sipas aparateve matëse, është më i pastër në mëngjes ndërsa më i ndotur pasdite. Për këtë shkak mjekët këshillojnë që qytetarët me problem shëndetësore që mos të dalin jashtë gjatë kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button