Recension: Rrodhi gjaku nëpër rrugët e Shkupit – 14 aksidente trafiku për një ditë

Ky është një tekst për atë se si nuk duhet të plasohet një titull. Pikë së pari për shkak se nuk është i saktë. Dëshira për sa më tepër klikime dhe lexiem me të vërtetë është e madhe te shumica e portaleve, veçanërisht vitet e fundit, që është rezultat i konkurrencës së madhe, mirëpo duhet të respektohen standardet gazetareske, e ato janë të raportohet në mënyrë objektive dhe të vërtetë, që në këtë tekst nuk është bërë, dhe për këtë arsye edhe recensojmë.

14-Press24-finalLinku deri te artikulli origjinal: Rrodhi gjaku nëpër rrugët e Shkupit – 14 aksidente trafiku për një ditë

Data dhe koha e publikimit: 24.09.2014, 09:21

Data e recensionit: 25.09.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

NË KUNDËRSHTIM ME TË VËRTETËN

Ky tekst është në kundërshtim me të vërtetën. Bëhet fjalë për buletinin e MPB-së, i cili zakonisht nuk është interesant për t’u lexuar, e që të rritet lexueshmëria është plasuar një e pavërtetë. Në artikull bëhet fjalë për disa aksidente trafiku, nga të cilat, vetëm njëra me pasoja më të rënda për njerëzit, mirëpo edhe ata, për fat të mirë, nuk janë në rrezik jete. Të tjerat janë aksidente të lehta të trafikut. Dhe nga gjithë kjo të nxirret titulli “rrodhi gjaku nëpër rrugët e Shkupit” është shumë joetike. Kështu duket sikur bëhet fjalë për ndonjë raport nga Siria, ose nga ndonjë fushëbetejë. Poashtu, nuk është punë e gazetarit që të mbjellë frikë në mesin e qytetarëve, veçanërisht të atyre lexuesve që i lexojnë vetëm titujt. Prandaj, duhet pasur kujdes kur plasohen teza të këtilla, për shkak se ato, thjesht janë të pavërteta. Ky është një tekst që është buletin, prandaj edhe është aq përmbajtësor sa ka dhënë informata në ueb-faqen e saj Ministria për Punë të Brendshme. Gjithë “fatkeqësinë” e shkakton titulli. Për tekstet e këtilla në Shërbimin për verifikimin e fakteve në media është shkruar edhe më herët. Edhe atëherë kemi thënë se:

Dëshira për lexueshmëri, gjegjësisht klikim të lajmeve në portale, jo njëherë ka çuar në tituj senzacionalistë. Por, pasi të lexohet teksti, ato dalin jo vetëm joproporcionalë me përmbajtjen e tyre, por tingëllojnë madje edhe komikë.

Prandaj, ka disa tekste që nuk janë për t’u lexuar, e as për rritjen e numrit të klikimeve. Thjesht, ato duhet të mbeten ashtu siç janë, pastë informative dhe të tilla siç janë.

Lajme të ngjashme

Back to top button