Zubizarreta lavdëron Messin dhe Neymar

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka thurur lavde për dyshen e sulmit te skuadra e tij, Lionel Messi e Neymar.

Zubizarreta deklaroi se të dy lojtarët janë të jashtëzakonshëm dhe dhurojnë futboll të bukur për sy.

“Ata janë të jashtëzakonshëm”, u shpreh Zubizarreta. “Ata bëjnë më shumë se futboll të mirë dhe kjo është e mirë për skuadrën”, shtoi tutje drejtori sportiv.

Ky i fundit foli edhe për Luis Suarezin, për të cilin tha se është në rrugë të mirë për t’u integruar plotësisht në skuadër.

Lajme të ngjashme

Back to top button