Banka e Shqipërisë, 14 punonjës rrezikojnë 98 vite burg, veçohen Fullani e Golemi

Prokuroria e kryeqytetit pritet që brenda javës që vjen të dorëzojë në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës 14 kërkesa për gjykim për sa i përket skandalit në Bankën e Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë.

A1Report ka mundur të mësojë se cilët janë personat e parë që do të përballen me drejtësinë për atë çka ndodhi në Thesarin e Shtetit, ku listën e tyre e kryeson ish-drejtori i Emisionit të Parave Dorian Çollaku.

Sipas A1Report, 14 ish-zyrtarët e bankës do të merren të pandehur me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ku për ta në total do të kërkohen 98 vite burgim me nga 7 vite për secilin.

Ja 14 personat e parë që merren të pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës për skandalin e Bankës së Shqipërisë:

– Dorian Çollaku, ish drejtori emisionit të parave në Linzë – Bashkim Xhilaga, kontrollori i mbikqyrës në Departamentin e Emisionit
– Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit- Lavdim Cani, me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit
– Myzejen Belba, me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit
– Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit
– Dhimitër Davidhi, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit.

Listës i shtohen dhe 6 inventarizuesit Gentian Jahja, Ilir Dedja, Emiljano Lamçe, Mehdi Marku, Bahri Allushi, Mehdi Molla, Fatbardha Gurthi, të cilët sipas prokurorisë nëse do kishin kryer inventar sipas rregullave do kishin konstatuar shumë më parë vjedhjen.

Organi akuzës pak ditë më parë i komunikoi akuzën Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesorë për vjedhjen, i cili rrezikon 20 vite burg për veprën penale të vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit teksa mbeten ende me hetime të hapura dosjet për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, Inspektoren Elivar Golemi, si dhe Mimoza Bruzian dhe Klevis Betjan të konsideruear si bashkëpunëtorët e Bitrajt në vjedhje.

Aktualisht për bankën pas hekurave ndodhen 6 persona nga 19 të arrestuar me kërkesë të prokurorisë, teksa gjykata e vendosi të lërë në arrest shtëpie ish Guvernatorin Fullani. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button