fbpx

Varfëria “ia hap derën” prostitucionit në Kosovë

Trafikantët po shfrytëzojnë gjendjen e rëndë ekonomike dhe mos vetëdijesimin e shoqërisë , duke mashtruar femrat e mitura, për t’i shfrytëzuar pastaj seksualisht.

Të dhënat policore tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti organet e ndjekjes kanë identifikuar 30 viktima të trafikimit, 25 prej tyre janë kosovare, 4 nga Shqipëria dhe një nga Rumania.

Sipas policisë, shumica e këtyre femrave janë të moshës 14 deri në 17 vjeçe.

Por jo vetëm viktimat e trafikimit janë kosovare. Nga 106 personat e arrestuar, nën dyshimin se janë përfshi në vepra të tilla kriminale, 99 prej tyre janë kosovarë, 6 shqiptarë, si dhe një italian.

Zyrtarë të policisë kanë bërë të ditur se 40 persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në trafikim me njerëz, 29 për mundësim apo detyrim i prostitucionit, 34 për marrje me prostitucion, si dhe tre persona për vepra të tjera penale.

Policia bën të ditur se 21 raste për trafikim me njerëz janë dërguar në prokurori, 14 për mundësim, apo detyrim i prostitucionit, si dhe 13 për marrje me prostitucion.

Ndërkohë, sociologët janë të shqetësuar për këtë dukuri. Sipas tyre, shteti nuk po bën aq sa duhet për parandalimin e kësaj dhe shumë dukurive të tjera.

Sociologu Shaip Hasani thotë se varfëria është shkaku kryesor që ka ndikuar në rritjen e numrit të trafikimit të femrave vendore.

Sociologu Hasani fajëson institucionet vendore për rritjen e numrit të trafikimit të femrave vendore.

Sipas tij, nuk po bëhet aq sa duhet për vetëdijesimin e të rinjve nga rreziku i këtyre dukurive. /Rrokum/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close