SASHK: Nëse MASH nuk plotëson kërkesat do të vendoset një datë tjetër për grevën

Në komunikatën e saj SASHK bënë të ditur anulimin e grevës, duke theksuar se afati për rezultate konkrete nga bisedimet me MASH duhet ët priten më së voni deri në fund të vitit.

“Nëse Këshilli i Sindikatës vlerëson se kërkesat e pranuara nga MASH nuk janë adekuate me mundësit  dhe nëse vlerësohet se nuk janë pasqyrim i argumenteve, atëherë në fillim të janarit të 2015, SASHK do ët vendos një datë të re për mbajtjen e grevës në arsim”, thuhet në Komunikatën e SASHK.

“Këshilli i Sindikatës, ka vendosur te ngrejë procedurë gjyqësore ndaj atyre që kanë ushtruar presion ndaj anëtarëve të Sindikatës për grevën që ishte paralajmëruar për sot. Ka shumë dëshmi se ka pasur presione nga individ dhe nga mjetet e informimit”, thuhet në komunikatën e SASHK.

Lajme të ngjashme

Back to top button