Gena shumë shpejt me këngë të re

Këngëtari nga Shqipëria, Gena, është në përgatitje të një këngë të re. Sipas një burimi të gazetës Tribuna, ai është duke punuar në një projekt muzikor që do të lansohet shumë shpejt.

Gena cilësohet si një këngëtar i cili është mjaft aktiv në skenën muzikore shqipe. Ai në këtë verë ka ardhur me dy këngë të reja të cilat kanë qenë një sukses i madh i këngëtarit.

Kënga ‘Më foli’ që është publikuar para dy muajve ka arritur që t’i mbledhë rreth 1 milion shikime në ‘Youtube’. Sa u përket klikimeve në këtë kanal, hiq më keq nuk është as kënga e dytë e tij për këtë verë me titull ‘Nuk kam faj’. (Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button