Xhandarmëria e ka rrahur edhe vëllain e kryetarit të Beogradit (Video)

Vëllai i kryetarit të Beogradit, Predrag Mali ishte në mesin e personave kur xhandarmëria serbe rrahu brutalisht edhe vëllain e kryeministrit Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se në mesin e viktimave të sulmit të anëtarëve të xhandarmërisë ishte edhe vëllai i kryetarit të Beogradit Sinisha Mali , Predrag Mali.

Gjatë ditës së sotme kur në Beograd po organizohej Gay Parada dhe kryeqyteti serb ndodhej nën masa të hekurta të sigurisë, në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë ndaj reagimit eventual të ekstremistëve, ishte rrahur keq vëllai i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, Andreja Vuçiq dhe tre pjesëtarë të sigurimit të kryeministrit.

Atij i është dashur edhe trajtim mjekësor. Ndërsa i pari i qeverisë serbe, në një konferencë për shtyp tha se ishte një ditë e rëndë për të dhe familjen kur kishte parë vëllain e përgjakur, për të cilin thotë e don më së shumti në botë. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button