LSDM: Antikorrupsioni nuk i sheh apartamentet e funksionarëve

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, se institucioni që drejton ai vepron jo në baza selektive.

Në reagimin e saj, LSDM pyet kreun e Antikorrupsionit Gjorgji Slamkov se si ndodh që ky institucion të mos reagojë për aferat e apartamenteve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, për pasuritë e padeklaruara dhe për kinse gabimet në deklaratën e shefit të Shërbimeve Sekrete, Sasha Mijalkov.

“Si duket nga puna vëllimore që ka, Komisioni po ngatërron shifrat e pasurisë të Mijalkovit dhe bën sikur nuk sheh një pallat të tërë, ku kanë blerë apartamente funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Vallë këtë e quaka kryetari i Komisionit ‘punë joselektive’”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Në reagim thuhet gjithashtu se, Slamkov dhe anëtarët e tjerë të Komisionit, marrin paga nga taksat e qytetarëve dhe se detyra e tyre është të mbrojnë interesat e shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button