fbpx

Ja si ta largoni erën e pakëndshme të shkaktuar nga duhani

Tymi i duhanit lëshon erë të pakëndshme, e cila shumë vështirë largohet, posaçërisht dimrit. Ja pesë mënyrat për largimin e erës së pakëndshme të cigareve.

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura lë një erë të pakëndshme që futet në rroba, perde apo mobilje. Tentoni që me këto, disa truqe të thjeshta, ta largoni erën e pakëndshme të duhanit.

Uthull ose thëngjill
Thëngjilli dhe uthulla i thithin dhe neutralizojnë erërat e pakëndshme. Në disa enë shtoni pak uthull vere ose copëza të thëngjillit aktiv dhe vendosni në dhomën ku pihet duhani. Nëse keni fëmijë apo kafshë shtëpiake të preferuara, enët vendosni nëpër vende të sigurta.

Parfumi
Spërkatni pak parfum mbi poçin e ftohtë. Kur të ndizet drita dhe poçi të nxehet, nëpër dhomë do të shpërndahet aromë e këndshme e cila së paku pjesërisht mbulon tymin e cigareve.

Zbutësi për rroba
Nëse vëreni se aksesorët tuaj të modës, si dorëzat, kapela apo shalli (shamia) kanë thithur erë duhani, por planifikoni t’i përdorni përgjatë ditës së nesërme, leni për një orë në vend të hapur që të ajrosen dhe pastaj përgjatë natës vendosni në qese plastike, bashkë me zbutësin në formë fashash (faculetash) apo qeseve aromatike për dollape.

Rëra për macat
Në shpuzore hudhni pak rërë ose edhe më mire rërë aromatike për mace. Rëra largon plotësisht erën e keqe të bishtave të cigares, si dhe më lehtë e pastroni shpuzoren.

Soda bikarbone
Në mbrëmje para fjetjes shpërndani sodë bikarbone nëpër qilim, mobilje dhe qosheve të dhomës ku është pirë duhan. Në mëngjes pastrojeni me fshesë korenti. /Femra.net

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close