Si u fundos arma sekrete 4 miliard dollarëshe e Titos?

Aeroporti “Zheljava” në Bihaq të Bosnje e Hecergovinës ishte aeroporti ushtarak me infrastrukturën më të fuqishme në gjithë ish Jugosllavinë. Brenda tij ishte e vendosur një brigadë e aviacionit me 60 aeroplanë dhe më shumë se 3,000 njerëz. Armata Popullore e Jugosllavisë e kishte minuar atë në vitin 1992 me 56 tonë eksploziv duke e shkatërruar plotësisht.

Aeroporti më i miri i pajisur ndonjëherë i Ushtrisë Jugosllave, i shtrirë në zonën malore “Pljeshevica” pranë Bihaqit, i cili ishte i treti më i madh në Evropë, është shembur dhe më nuk e ka potencialin që e kishte.

Në këtë aeroport ishin investuar rreth katër miliardë dollarë për t’u siguruar kundër sulmeve të mundshme nga ana e Bashkimit Sovjetik, pas asaj kur Tito i tha “JO” Stalinit. Kjo ndërtesë ushtarake dukej mbresëlënëse në vitin 1968, viti kur edhe u hapë zyrtarisht, transmeton lajmi.net, një shkrim të mediave boshnjake.

“Ishte aeroporti me infrastrukturën më të fuqishme në gjithë ish Jugosllavinë. Brenda ishte e vendosur një brigadë të aviacionit me 60 aeroplanë dhe me më shumë se 3,000 njerëz, prej të cilëve ishin rreth 500 oficerë, 900 nënoficerë dhe 2,000 ushtarë. Ai kishte një kapacitet të funksionimit prej tri brigadash të aviacionit në rast nevoje dhe ishte një mburojë ideal kundër ndonjë sulmi të papritur”, shpjegon rëndësinë e aeroportit lejtnant koloneli i emergjencave aeronautike Ivan Prsha.

Ushtria e ish-Jugosllavisë më 17 maj të vitit 1992 e minoi aeroportin me 56 tonë eksploziv duke e bërë të paaftë plotësisht,duke e shkatërruar të tërin.

Më vonë pas përfundimit të luftës në Bosnje ka pasur ide, që ai të shndërrohet në një aeroport modern mallrash, por madhësia dhe investimet në rehabilitimin e tij kanë rezultuar të vijnë në përfundim se kostoja e investimit do të ishte më e madhe se sa ajo e fitimit më pas. Është menduar që ndërtesa të rehabilitohet dhe të shfrytëzohet për turizëm por edhe në këtë rast ka pasur probleme, pasi aeroporti përbrenda nuk është i sigurt.

Ai është i papastër ngase është prekur nga ujërat e zeza që derdhen në të, e gjithashtu edhe nga materiet e rrezikshme toksike që përmbanë shkaku i mjeteve plasëse brenda tij.
Pra asnjë nga investitorët potencial nuk ka guxuar të ndërmarr riskun e investimit në këtë aeroport.

Lajme të ngjashme

Back to top button