Aksident i frikshëm i Valentino Rossi (Video)

Piloti i Yamaha, Valentino Rossi pësoi një aksident që shumë lehtë mund të ishte fatal në kuadër të Çmimit të Madh të Aragonës.

Piloti italian po luftonte për pozitat e para në klasifikim, kur papritur doli nga rruga dhe ra mbi asfaltin e pistës. Ai nuk u ngrit pas aksidentit dhe u dërgua menjëherë në klinikën më të afërt.

Corriere Dello Sport raporton se nga mënyra se si ai u rrëzua bëhet fjalë për një lëndim në kokë.

Pos tij, edhe Andrea Iannone i Ducatit pësoi aksident të ngjashëm por për fat të mirë ai u ngrit dhe eci vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button