Jennifer Lopez pëson aksident

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka pësuar një aksident të shtunën. Ajo ishte në veturë me shoqen e saj, Leah Remini, e cila po voziste veturën kur një shofer i dehur kishte goditur ato.

Me aktoret në veturë ishin edhe dy fëmijët e J-Los dhe vajza e Reminit. Nga aksidenti të gjithë shpëtuan pa lëndime ndërsa burri u raportua nga policia se kishte vozitur në gjendje të dehur.
Lopez postoi një fotografi në Instagram ku u falënderua që të gjithë kishin shpëtuar.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar klipin e “Bootyt” në duet me Iggy Azalean.

Lajme të ngjashme

Back to top button