Liderët e së nesërmes së Maqedonisë

Më 25 dhe 26 shtator  rreth 30 studentë ndërkombëtar nga e gjithë bota ” liderët e ardhshëm të së nesërmes” , nga fushat e ekonomisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, studentë universitarë, master dhe atyre të doktoraturës së bashku me disa nga studentët tanë të Republikës së Maqedonisë u takuan në një çati të përbashkët në Shkup, në Konferencen ” Liderët e ardhshëm të së nesërmes”.

Pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme si: Turqia, Maqedonia, Bullgaria, Azebejxhani, Shqipëria, Kazakhstan-i, Rusia, Serbia, Krocia, Kosova, Brtania e Madhe, Polonia, Kanada, Ukraina, Moldovia, Bjellorusia etj. patën rastin të prezantojnë temat e tyre përkatëse.

Tema kryesore e diskutimit ishte “Biznesi global, tregjet e reja dhe lidhje ekonomike ndërkombëtare; shqetësime të vjetra apo shpresat të freskëta?

Studentet tanë nga Maqedonia: Rabie Abazi ( Kumanovë), Cnifer Telak-Lejla Hascovic ( Shkup) dhe Rejhan Izet (Shkup) në mënyrë shumë koncize përfaqësuan gjendjen e shtetin tonë perballë krizave ekonomike, rendesia e mardhenieve ekomike dhe politike midis vendeve, Marrëveshjen e Ohrit, procesi integrues i Republikës së Maqedonisë në UE etj.

Lideret

Në hapje të konferencës foli ambasadori i Turqisë në Shkup, Eray Sinan :” Në botën globale të marrdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm diplomatët, por gjthashtu edhe studentët kanë rëndësi të madhe” – tha ai. Gjithashtu, ishte i pranishem dhe përgjegjësi i sektorit për asrim të lartë z.Rushiti, ai ceku se si minister ka mundësuar kushte për arsim të lartë, dhe kështu që duke mbledhur të rinjtë e edukuar dhe arsimuar, do të ndihmojlë shumë në zhvillimin e shtetit. Oranizatorë i kësaj konference ishte Fakulteti i shkencave ekonomike – Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU). Kancelari i Universitetit Nderkombëtarë Ballkanik Prof.Dr. Ismail Kocayusuogly tha se konferenca ka qenë ide e studentëve.

Gjithashtu ai shtoi se ” …në këto lloje të konferecave studentet që jane në periudhën e studimeve kanë një pjesë të madhe në të ,konferencat , janë vende të rëndësishme ku studentët mundë të vënë në përdorim mendimet e tyre dhe të tregojnë idealet e tyre.Prandaj dhe ju kushtoj shumë rëndësi.” – tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button