Ish deputetit Gani Geci i pengon falja e Imamit Shefqet Krasniqi

Imami i arrestuar i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi ka qenë shoqërues për disa ditë i ish-deputetit, Gani Geci në qelinë e tij. Mirëpo sipas burimeve të gazetës Tribuna, Gecit i janë bërë pengesë, ritet fetare të Imamit Shefqet Krasniqi.

Ky i fundit ka qëndruar së bashku me Gani Gecin katër ditë në një dhomë të përbashkët dhe pastaj ata janë ndarë.

Sipas këtyre burimeve, Gani Geci ka kërkuar që të zhvendoset në një dhomë tjetër me arsyen se Imami Shefqet Krasniqi zgjohej herët për të kryer ritet fetare dhe në këtë mënyrë, Geci  e ka të pamundur të vazhdojë gjumin.

Krasniqi dhe Geci janë duke qendruar në paraburgim, njëri për pastrim parash e tjetri për vrasjen e një personi.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button