Ahmeti kërkon angazhim më të madh të Washingtonit për emrin, BDI do integrime

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti kërkoi angazhim më të madh dhe të drejtpërdrejtë të Washingtonit në lehtësimin e arritjes së kompromisit me fqiun jugor gjatë takimit me Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Paul Wohlers.

Ahmeti e ka informuar Wohlers për takimet me autoritetet politike në Berlin, Tiranë dhe Sofje si dhe për përpjekjet intensive të Bashkimit Demokratik për Integrim për të nxitur zgjidhje të kontestit me emrin me fqiun jugor. Z. Ahmeti nga të gjithë bashkëbiseduesit ka kërkuar mbështetje për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“BDI është e përkushtuar që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-s dhe përpiqet të nxit debat konstruktiv në mbarë shoqërinë për përfitimet që ka vendi dhe rajoni nga procesi integrues euroatlantik. Këto përpjekje duhet të gjejnë përkrahje të guximshme në të gjitha segmentet shoqërore, pasi që anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian sjell paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe zhvillim ekonomik” shkruhet në komunikatën e kësaj partie.

Ambasadori amerikan ripërsëriti përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. 

“Entuziazmi për procesin integrues duhet të rritet në Maqedoni në mënyrë që të reflektojë edhe tek komuniteti ndërkombëtar. Ahmeti nënvizoi që NATO nuk ka alternativë për ne andaj dhe ai personalisht bashkë me bashkëpunëtorët e tij do të vazhdojnë me fushatën promovuese të përfitimeve të vendit nga ky proces siç janë paqa, stabiliteti, siguria, marrëdhëniet e shëndosha ndëretnike dhe zhvillimi ekonomik” shkruhet në komunikatën e kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button