Bexheti: 100 ditë dështim për BDI me VMRO

Ekonomisti dhe akademiku Abdylmenaf Bexheti, në një deklaratë për Alsat-M, vlerëson 100 ditorin e qeverisjes së VMRO-BDI duke cekur se në aspektin politik Maqedonia sot ka gjendje më të tensionuar ndëretnike, izolim më të madh ndërkombëtar dhe gjyqësor krejtësisht të politizuar.

Qeveria ka ngecje dhe mos përmbushje të gjithë performancave që kishte paralajmëruar në ekonomi.

“Aspekti tjetër ekonomik është po ashtu i nënvizuar në disa aspekte, kishim rishikimin e buxhetit brenda këtyre 100 ditëve, i cili rishikim në planin shqiptarë e pamë se si mbaroi, deri në grushtime dhe boksite për zënkat midis tyre pa ndonjë efekt të marrjes së hises së vet. Tanimë kemi edhe instrumentin e buxhetit bazë për vitin 2015 që përveç aspektit të promovimit të projekteve gjoja të pjesës shqiptare apo të rajoneve shqiptare që është korridori 8 janë projekte që nuk janë pjesë e buxhetit fare. Sa më shumë që flitet për infrastrukturën e korridorit 8, aq më shumë punohet në korridorin 10”, thotë Abdylmenaf Bexheti.

Për cdo dështim, thotë ai Qeveria promovon projekte nga Kina apo Turqia vetëm e vetëm për të defokusuar vëmendjen aktuale të politikës ditore që shkon në atë të dështimit të proceseve integruese. Kjo qeveri është tashmë më shumë se 8 vite dhe vazhdojnë me të ashtuquajturin inxhenjeringun e promovimit të projekteve të mëdha sa herë që dështojnë me planin  integrimeve gjithandej, shprehet Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button