Ramadani: BDI për karshillëk duhet të tërhiqet prej “Skopje 2014”

Publicisti dhe kolumnisti i Portalb, Ramadan Ramadani duke komentuar për rastin e skandalit me përmendoren e Metodija Sharlos që Artan Grubi bëri një foto “selfi” duke thënë se është e Nexhat Agollit, thotë rasti i fundit është shkak legjitim i cili duhet të shërbejë si pretekst që BDI të tërheq përkrahjen për legjitimimin që ia ka dhënë këtij projekti në vitin 2011.

Ramadan Ramadani
Ramadan Ramadani

Ja se çfarë shkruan Ramadani:

Rasti i fundit i turpërimit publik të BDI-së me njërën prej përmendoreve të kontraktuara shqiptare si pjesë e projektit kontrovers “Skopje 2014”

Përveç: a) defamimin që me këtë rast iu bë njërit prej deputetëve të dalluar të BDI-së, z. Artan Grubi, nga ana e një deputete e DPMNE-së, b) zvarritjes së marrëveshjes së kontraktuar për katër përmendoret shqiptare dhe anashkalimin e tyre ky pretekst është ende më i fuqishëm kur të kihet parasysh se prej asaj marrëveshje të dëmshme politike që ka bërë atëherë BDI me DPMNE-në ka momente të reja shtesë:

1. Vendosja e figurave shtesë kontroverse për shumë qytetarë si ai Qoseto i cili ka qenë një vrasës serik dhe terrorist i vetëdeklaruar.
2. Vendosja e figurave shtesë kontroverse për shqiptarë si Car Dushani dhe mbretër tjerë serbë nga mesjeta
3. Zaptimi i tokës vakëf të Burmali Xhamisë, në kohën kur është bërë marrëveshja së paku vendi i kësaj xhamie ka qenë bosh, tani aty me të madhe ndërtohet.
4. Mosrealizimi i kompensimit për vakëfin e Ibën Pajko ndaj BFI-së në pjesë të cilës ndërtohet “Filarmonia”, objekt po ashtu i “Skopje 2014”
5. Ngritja e një përmendore në tokë vakëf, Qoseto në vakëfin e Jelen Kapan, xhami e rrënuar më 1975. Kjo është faza më e rëndë e instrumentalizimit të trashigimisë kulturore kur heq një histori për të venduar një histori krejt tjetër dhe aspak relevante për atë vend përkatës.

Përveç krejt këtyre shkaqeve DPMNE ndonëse është marrë vesh që atëherë me BDI-në për legjitimimin e “Skopje 2014” ende asgjë nuk ka bërë në lidhje me legalitetin e këtij projekti. Ashtu nëse nesër një parti shqiptare ose maqedonase tjetër vie në pushtet ata legalisht përveç transformimit ose rrënimit do mund të persekutojnë edhe ligjërisht shumë struktura të DPMNE-BDI dhe PDSH për “Skopje 2014”.

Ashtu që, që nesër, BDI është mirë të dal dhe ti thotë praktikisht dhe politikisht “Tung e ki” Gruevskit për “Skopje 2014” duke i thënë se tërhiqet prej asaj marrëveshje dhe kjo nuk ka aspak konsekuenca politike për BDI-në. Në komisione të “Skopje 2014” kishte anëtarë vetëm të PDSH-së. Asnjë godinë nuk është shqiptare prej godinave veç më të ngritura. Ashtu Qeveria dhe pjesëmarrja në të vazhdon, përmendoret shqiptare zaten janë bërë kurse vendosja e tyre tani zaten është në duar të Komunës Qendër, që është opozitë e partisë me të cilën kjo marrëveshje është bërë DPMNE-në. Kurse nga krejt kjo DPMNE edukohet që herën tjetër të realizojë marrëveshjet me kohë dhe mos të korite BDI-në, pasi esenca në bashkëpunim është edhe mbrojtja e nderit dhe integritetit të njëri tjetrit të subjekteve ose siç është në këngën popullore shqipe ”miku i mirë erzin (nderin) ta ruan.”  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button