Femrat thonë se ky është mashkulli ideal (FOTO)

Po te bashkonin ne një “mikser” Brad Pitt-in, Bradley Cooper-in, David Beckham-in dhe George Clooney-in çfarë do te ndodhte? Pak a shume kështu do krijohej mashkulli me tiparet ideale.

Nga një studim i kryer mbi 1000 femra nga një klinike e specializuar ne transplantimin e flokëve me vendndodhje ne Mançester, krijohet edhe një ide se çfarë shije kane femrat për përzgjedhjen e meshkujve.

Klinika ka kërkuar qe pjesëmarrëset te zgjidhnin tiparet e preferuara te disa personazheve VIP dhe me pas te krijonin një fytyre perfekte sipas shijes se tyre. Portreti qe ndodhet ne artikull është ai qe mbizotëronte me tepër.

Asim Shahmalak, kirurg specialist ne transplantin e flokëve theksoi për Telegraph se : “Është interesante te shohësh se mashkulli i zgjedhur ka mjaft qime.” Nuk është çudi qe trasplanti i mjekrës qe sot e tutje te jete edhe me i kërkuar.

Po ju si ju duket? A janë këto tiparet qe do zgjidhnit nëse do ju kërkohej një ide?

Lajme të ngjashme

Back to top button