Sonte “Gjermanët e Humbur” në Festivalin e Teatrit të Tetovës

Shfaqja “Gjermanët e Humbur” më regji të Sllobodan Unkovskit do të jepet sonte prej orës 20:00 në Tetovë në kuadër të edicionit të tretë të festivalit të teatrit në Tetovë.

Kjo shfaqje është realizuar nga trupa e teatrit popullor maqedonas ndërsa në të luajnë aktorët: Toni Mihajllovski, Nikolla Ristanovski, Kamka Toçinovski, Svezda Angelovska, Jovica Mihajllovski, Jordan Simonov, Oliver Mitkovski, Sanja Arsovska, Emil Ruben.

Autori dhe regjisori, paraqesin situata të një rrethi vicioz të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, ku një grup ushtarësh dhe oficerësh gjerman gjenden në një minierë, në pamundësi të dalin nga ky rreth. Situatat e shumta komike janë pjesë e kësaj shfaqe të dramës së absurdit të Dejan Dukovskit, i cili shprehë një cinizëm të theksuar në tekstin e tij që ka të bëjë me kërkimin e identitetit, duke zhvendosur ngjarjen në kohë por jo edhe në hapsirë.Të ngujuar në minierë gjermanët kërkojnë mineralin inekzistent e njëkohësisht duke hapur tema të ndryshme të universalitetit për jetën dhe vdekjen e shoqërisë. Ushqimin gjermanëve të ngujuar ua siguron një amerikan i cili paraqet aludimin se Maqedonia e shef si shpresë mbështetëse si forcë botërore.

Nesër, në ditën e katërt të festivalit do të shfaqet “Vajza Kuq e Zi” nga Teatri i Tetovës. Më 30 shtator do të shfaqet premiera “Guri” nga teatri turk në Shkup, dhe më 1 tetor premiera “Gjymtimi” nga teatrin shqiptar në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button