Treni godet vinçin në afërsi të Gostivarit, tre të lënduar

Treni ka goditur një kamion në vijën hekurudhore në fshatin Vranovci, afër Gostivarit, në ora 13 e 30 minuta, njofton Maxim.

Siç konfirmoi MPB, aksidenti ka ndodhur atëherë kur treni i cili ecte rrugës Kërçovë-Shkup, ka goditur një makinë me vinç, e cila ka punuar në afërsi të fshatit Tumçevishte të Gostivarit.

Lëndime kanë marrë 48 vjeçari shofer i makinës Z.A., 28 vjeçari drejtues i makinës D.N. nga Ohri dhe 63 vjeçari A.C. nga Shkupi.

Pasagjerët e trenit deri tek destinacionet që kanë dashur të udhëtojnë, janë dërguar me autobus.

Në vendin e ngjarjes, hetim kanë bërë gjykatësi hetues dhe krim teknika, të cilët duhet ta vërtetojnë arsyen dhe dëmin material të aksidentit.

Personat e lënduar, për fat të mirë nuk kanë marrë ndonjë lëndim serioz dhe janë dërguar në mjekim shtëpiak.

Aksidentet hekurudhore viteve të fundit janë shpeshtuar, ndërsa shkaku më i shpeshtë janë hekurudhat e vjetra, mungesa e sinjalizimit. Drejtori i hekurudhave për Portalb tha se projekti për rinovimin e tyre nuk do të realizohet në të ardhmen e afërt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button