Cagliari e bëri për “pesë pare” Interin (Video)

Skuadra e Cagliarit ka shkaktuar befasinë e fundjavës në elitën e futbollit italian duke mposhtur Interin në udhëtim.

Dhe kjo çfarëdo fitoreje. Cagliari triumfoi hiq më pak se 4:1 kundër zikaltërve në një lojë perfekte të tyre.

Marco Sau shënoi golin e parë të mysafirëve, para se Albin Ekdal të shënonte tre gola për fitoren e thellë të Cagliarit.

Për Interin, skuadër e cila nga minuta 28’ luajti pa një lojtar në fushë pas përjashtimit me të kuq të Yutu Nagatoms, golin e vetëm e shënoi Pablo Osvaldo.

Në anën tjetër, në barazim 1:1 ka përfunduar sfida mes Cesenas dhe Milanit. Davide Succi kaloi vendasit në epërsi në këtë dë, para se Adil Rami të barazonte shifrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button