Tetovë, me kontrolle falas dhe aktivitete tjera shënohet Dita botërore e zemrës (VIDEO)

Nesër në Tetovë (29 shtator), me një sërë aktivitetesh Grupi Shkencor i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në USHT  shënon Ditën botërore të zemrës.

Në sheshin “Iliria” nga ora 8 deri në ora 11 të mëngjesit do të ketë punkte ku do të organizohen kontrolle falas të zemrës, njoftojnë organizatorët.

Më pas do të organizohet një Marsh i Ditës botërore të zemrës me pikënisje nga sheshi “Iliria” drejtë Rektoratit të USHT-së. Atje gjithashtu do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Dita botërore e zemrës shënohet në mbarë botën, në Tetovë do të jetë hera e katërt me radhë që mbahen aktivitete në këtë ditë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button