Trajanovski: Javën tjetër mblidhet komisioni për gjuhën shqipe

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski paralajmëron mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e zbrazëtirave ligjore në interpretimin e dygjuhësisë në nivel të Qytetit të Shkupit, gjatë javës së ardhshme. Trajanovski theksoi se i ka bërë thirrje anëtarëve që të mblidhen dhe të fillojnë me punë.

“Pres që Komisioni të mblidhet javën e ardhshme. Unë personalisht kam tentuar tek shumica e anëtarëve që të mblidhen, si dhe tek udhëheqësi i Sektorit për Punë Komunale. Presim që Komisioni të mblidhet gjatë kësaj jave”, deklaroi Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Anëtarët shqiptarë të Komisionit mohojnë thirrjen për mbledhjen e tyre nga Koce Trajanovski. Ata presin ende t’u mbërrijë njoftimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button