Përmbajtja e rekomandimeve, shkak i bllokadës së komisionit të 24 dhjetorit

A futet Komisioni për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Kuvend, në bllokadë të re?

As sot nuk u takuan anëtarët e komisionit që t’i përcaktojnë përfundimet dhe rekomandimet e propozuara nga kryetari i saj, Borçe Davitkovski. Edhe pse, fillimisht ishte paralajmëruar se kjo do të ndodh që dje, është e qartë se tash tash nuk ka asgjë nga kjo. Davitkovski për në fund të javës paralajmëron më tepër detaje se deri ku ka arritur me punë ky komision. 

Jozyrtarisht, problematike është përmbajtja e dy rekomandimeve që kanë të bëjnë me deputetët dhe gazetarët, e të cilat, sipas sugjerimeve që i janë dhënë kryetarit të Komisionit nga ekspertët e huaj, gjoja shkojnë në drejtim të shkeljes së mundshme të Kushtetutës. Por edhe për ndryshimin e disa dispozitave – si Ligjit për Kuvend dhe Rregullores. 

Mu për shkak të këtij zhvillimi të situatës, është kërkuar ndërprerje e punës me qëllim që të zhvillohen konsultime, të cilat akoma zgjasin. Sipas TV Alfa, të dyja palët, Davitkovskit ia ofrojnë propozimet e tyre  në përpjekje që të arrihet deri te kompromisi se si do të duket raporti final i Komisionit. 

Informatat se Komisioni është bllokuar, ndoshta u paraqiten edhe për shkak të paralajmërimit optimist të kryetarit të saj se puna do të kryhet para kohe. Në këtë moment, nuk ka ndërprerje, por i gjithë procesi gjendet në një fazë të ndjeshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button