fbpx

Sulmohet polici në ndeshjen mes ekipeve “Bashkimi” dhe “Karposh”

Një pjesëtar policie është sulmuar në detyrë, gjatë incidentit të ndodhur në ndeshjen e futbollit mes ekipeve “Bashkimi” dhe “Karposh”.

Policia njoftoi se polici është sulmuar fizikisht nga disa persona, në çastin kur ai kishte ndërhyrë për të vendosur rendin dhe qetësinë, pas një sherri mes futbollistëve, njofton Mia.

Disa persona kanë kapur për qafe policin dhe e kishin tërhequr zvarrë, duke i shkaktuar disa dëmtime.  Pasi polici kishte shtënë tri herë me armën e tij zyrtare, sulmuesit ishin larguar në drejtim të paditur.

Pak kohë më vonë, njëri nga personat që sulmuan policin, një 23-vjeçar, i është drejtuar vetë policisë.  Në vijim janë masa për ndriçimin e rastit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close