Qeveria kërkon promotor ekonomik për në Norvegji dhe Kinë

Qeveria kërkon dy promotor që do të mbulojnë Kinën dhe një promotor që do të vendoset në Oslo të Norvegjisë. Konkursi i Agjencisë për investime të jashtme tash më është shpallur dhe do të jetë I hapur deri më 12 tetor.

“Këta promotor që I kërkojmë me konkurs janë të rëndësishëm që të kompletojnë panoramën e promotorëve ekonomik në pjesën e këtyre vendeve të cilët janë ekonomi që rriten shpejtë dhe që kanë suficit të kapitalit dhe që kanë kompani të cilët duan që ta shtrijnë prodhimin e tyre. Me vendosjen e promotorëve ekonomik në këto vende do të krijohet mundësia për vendosjen e më shumë kontakteve me më shumë kompani duke ngritur mundësin e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtarë, veçanërisht bashkëpunimit në fushën e investimeve”, tha zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjogjiev.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button