Shilegov: Gruevski gënjen qytetarët për rritjen ekonomike

LSDM , ka kërkuar nga Gruevski që të japë llogari për 3.000 mijë ditët e qeverisjes së tij. Sipas kësaj partie, kryeministri duhet të jap llogari për atë se si çdo ditë është duke e rrënuar Maqedoninë në aspektin ekonomik, duke varfëruar qytetarët dhe duke pasuruar oligarkinë partiake dhe të afërmit e tij.

“Të gjitha lavdërimet e tij të treguara dje me rastin e 100 ditëve të qeverisë, janë po aq të sakta sa edhe lajmi për vizitën e jashtëtokësoreve në Maqedoni. Edhe pse kjo e dyta është më shumë e besueshme. Maqedonia shënon rritje më të madhe ekonomike vetëm në halucinacionet e Gruevskit. Realiteti është se mesatarja e rritjes ekonomike është më pak se 2 për qind që është vërtetuar nga Enti Shtetërorë për statistikë. Me këtë rritje ekonomike, papunësia në vend mund të zvogëlohet vetëm njerëzit largohen nga vendi”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button