Nesër nënshkruhet marrëveshja për roaming më të lirë në rajon

Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nesër në Budva do të nënshkruajnë Marrëveshje për zvogëlimin e çmimeve të shërbimeve në roaming në rrjetet komunikuese publike celulare.

Marrëveshjen në emër të Qeverisë së Maqedonisë do ta nënshkruajë zëvendësministrja e Shoqërisë informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska.

Sipas njoftimeve, marrëveshja duhet të mundësojë zvogëlim të çmimeve të bisedave, SMS dhe shërbimeve të internetit përmes telefonave celularë. Ajo njëherit është hapi i parë për ndërprerje të tërësishme të roamingut gjatë bisedave mes pesë shteteve nga rajoni.

Për zbatim të marrëveshjes përmbajtjen e të cilit e kanë dakorduar në takim para një muaji trupat rregullativë, të domosdoshme janë ndryshimet ligjore. Ministritë kompetente të vendeve nënshkruese në marrëveshjen në afat prej 30 ditëve duhet të fillojnë procedurë për plotësim të ligjit për komunikime elektronike, me çka çmimet për shërbim do të rregullohen në bazë reciproke.

Lajme të ngjashme

Back to top button