fbpx

Përshkallëzohen tensionet në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë

Përplasjet e dhunshme me forcat e ISIS kanë mbërritur deri në kufirin mes SIrisë dhe Turqisë. As bombardimet ajrore amerkane, as presioni i peshpmergëve kurdë nuk kanë mundur të ndalojnë xhihadistë, të ciëlt përkundrazi duket se po konsolidohen.

Për herë të parë raketat e tyre kanë goditur qytetin sirian të Kobanè, duke shkaktuar plagosjen e 12 personave. Kurdët e rrethuar tashmë, mund të marrin ndihma vetëm nga kufiri turk, por po akuzojan Ankaranë se po saboton luftën e tyre, transmeton Abcnews.

Sipas tyre Turqia po izolon revoltën e tyre. Përgjatë kufirit, prej ditësh me mijëra kurdë përpiqen të arrijnë në Siri për tu bashkuar me peshmergët. Një fluks që përpballet me atë të sitianëve që përpiqen të largohen nga vendit.

Kryeministri turk Davutoglu flet për 160 mijë të pastrehë që kanë kaluar kufirin turk. Ankaraja po vlerëson dhe idenë e pjesëmarrjes së Turqisë në koalicionin anti ISIS, duke mos përjashtuar as skenarin e një operacioni ushtarak nga toka për krijimin e një zone neutral në kufi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close