Van Gaal kritikon Rooneyn

Trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal, e ka quajtur të drejtë vendimin e gjyqtarit për përjashtimin e Wayne Rooney në ndeshjen që United e fitoi ndaj West Ham.

United arriti vetëm fitoren e dytë këtë edicion në Premierligë, duke mposhtur 2-1 West Ham, ndërsa Rooney në minutën e 60’, u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Stewart Downing.

“Nuk mendoi s’e Rooney vërtet deshi të bënte atë, por ai e bëri dhe vendimi i gjyqtarit ishte shumë i drejtë”, deklaroi Van Gaal, për ndëshkimin me karton të kuq të kapitenit të skuadrës së tij, Wayne Rooney.

Lajme të ngjashme

Back to top button