fbpx

Rihanna e Drake i japin vetes një tjetër mundësi

Këngëtarja Rihanna duket se ka filluar që t’i buzëqesh fati në dashuri. Pas ndarjes me Chris Brown ajo ka kaluar në një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj, por, tani ajo është në fillim të ri-bashkimit me reperin Drake. Kështu së paku ka mbetur të kuptohet nga tatuazhi që e ka bërë rep artisti e që pa dyshim është dedikim për këngëtaren

Para disa ditësh ish i dashuri i Rihannës këngëtari Chris Brown kishte deklaruar se marrëdhënia mes tij dhe Rihannës është vetëm lidhje shoqërore. E duket që ky konfirmim i tij ka bërë që bukuroshja 26 vjeçare të reflektoj dhe t’i jap vetës një mundësi të dashurohet përsëri. Por, Rihanna nuk donte të gjente një të dashur të ri.

Më herët, Rihanna ishte pjesë e medieve rozë për faktin se ajo mendoi që t’i kthehej reperit Drake me të cilin kishte një lidhje dashurie para disa kohësh. Këtyre zërave i është shtuar edhe një fakt.

Drake ka bërë një tjetër tatuazh në dorën e tij ku shkruan “Çdo gjë ndodh për një arsye të ëmbël” dhe kjo gjë ka bërë zgjuar shumë polemika. Për këtë veprim të tij është pyetur edhe vet reperi i cili nuk ka dashur që të komentojë asgjë. Ata gjithashtu janë parë duke dalë shumë shpesh, duke u dhënë edhe më shumë të drejtë zërave se ata janë çifti më i ri i skenës muzikore botërore./Tribuna/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close