Capo ‘shfryhet’ në Twitter

Rrjetet sociale përveç që e kanë lehtësuar komunikimin e fansave dhe të këngëtarëve, ato po përdoren edhe që këta të fundit t’i shprehin ndjenjat e tyre, qofshin ato pozitive apo negative.

Një ‘shpërthim’ të ndjenjave e ka bërë edhe reperi Capital T. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Capo ka shprehur mllefin e tij për njerëzit të cilët sipas tij nuk mbushën mend kurrë, transmeton Tribuna.

“Dikush kurr smushet men breeee breeee” ishte shkrimi i tij.

Ajo që reperi ka lënë si enigmë është fakti se nuk ka treguar se për cilët persona e kishte fjalën. Këso ndjenjash dhe shprehje të mendimeve po bëjnë edhe këngëtarët tjerë të estradës. 2po2 ishte ai i cili kishte ‘shfryer’ mllefin e tij për ngjarjet aktuale që po ndodhin në Kosovë, për të vazhduar me ironizimin e reperit Mc Kresha për tifozët e futbollit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button