Besimi: Brukseli do të kërkojë angazhim për dialogun politik dhe lirinë e fjalës

Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, bën të qartë pritshmërinë nga Raporti i Komisionit Evropian.

Besimi, thotë se presim që përsëri të marrim rekomandim për fillimine  bisedimeve, pro sipas tij do të shtrohen edhe vërejtjet për dialogun politik.

“Raporti ka shumë të ngjarë të përfshijë vërejtjet për dialogun politik, kontestin e emrit, çështjet e hapura me fqinjët, reformat gjyqësore, lirinë e shprehjes, Kodin Zgjedhor dhe marrëdhëniet ndëretnike. Pres që Raporti të jetë objektiv, t’i përmbajë ato gjëra që janë realizuar nga Maqedonia dhe ato ku ajo duhet të fokusojë përpjekjet gjatë periudhës së ardhshme. Kjo do të thotë: një Raport në bazën e të cilit do të ketë rekomandim për fillimin e negociatave. Edhe pse, formalisht, kjo gjë nuk dihet ende, meqë kjo shkruhet një ditë përpara se Raporti të publikohet”, thotë Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button