Athina: Shkupi krijon vonesa në zgjidhjen e çështjes së emrit

Deklaratat e ministrit Poposki, pas takimit me homologun grek, se  Athina nuk ka prioritet zgjidhjen e kontesti të emrit, ka reaguar MPJ e Greqisë e cila hedhë poshtë pretendimet e  Poposkit.

“Venizelos na takim ka bërë me dije se ndërmjetësi i kontestit  Metju Nimic është në pritje të përgjigjes nga negociatori i Shkupit, për datat e takimeve të radhës në Nju Jork dhe se, ndërkohë që negociatori nga Shkupi vonon të përgjigjet, ai grek ka pranuar propozimin që raundi i ri i bisedimeve të mbahet në tetor. Gjithashtu, në takim, ministri grek ka sqaruar se integrimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO është çështje për të cilën vendoset kolektivisht nga të gjitha vendet anëtare, “në bazë të kritereve të përgjithshme dhe procedurave që zbatohen për vendet e reja”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button