Pas tre vjetë e gjysmë do të jetë gati autostrada Prishtinë – Shkup

Komitetit Drejtues Ndërministror për rrugën R6, për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Shkup), ka mbajtur dje një mbledhje, në të cilën mori vendim për shpalljen e dosjes së tenderit për kompanitë e parakualifikuara për ndërtimin e kësaj autostrade. Kjo dosje do t’u përcillet menjëherë operatorëve ekonomikë të parakualifikuar, të cilët do të kenë një kohë ligjore të paraparë për dorëzimin e ofertave të tyre në Ministrinë e Infrastrukturës, për të kaluar më pas në fazat e tjera të vlerësimit dhe të shpalljes së operatorit ekonomik fitues për ndërtimin e kësaj autostrade, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Afati i dorëzimit të ofertave do të jetë 45 ditë nga dita kur operatorëve ekonomikë do t’u përcillet dokumentacioni, ndërsa afati për realizimin e projektit, i paraparë me planin dinamik, është 42 muaj. 

Mujota tha se punët do të fillojnë në dhjetor të këtij viti dhe do të ndërtohet me mjete vetjake të Kosovës. Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit do të këtë gjatësi prej 60 kilometrash dhe do të jetë e ndarë në tri segmente.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, tha se Ministria e Infrastrukturës në vazhdimësi do të insistojë në cilësinë e lartë të punëve dhe në transparencë permanente gjatë të gjitha fazave të realizimit të këtij projekti të madh dhe të rëndësishëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button