fbpx

Kosovë, ndërhyrja e jashtme dëshmon pafuqinë e brendshme

Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, Kosova kishte mundësinë që t’i krijonte institucioneve e reja pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Por, këtë nuk po arrin ta bëjë as pas tre muajve nga certifikimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu, edhe këtë radhë ndërhyrja nga jashtë shihet si e pashmangshme.

Për tejkalimin e krizës politike, mbështetje kanë ofruar së fundmi SHBA-të, gjatë një takimi që presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar në Nju-Jork me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Evropë dhe Azi, Victoria Nuland. Por ndërhyrja e ndërkombëtarëve nuk po shihet me sy të mirë nga njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, kjo po dëshmon se liderët vendorë janë të paaftë që vetë të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga ngërçi.

Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED, ka shprehur bindjen se klasa politike në vend ka dështuar që të arrijë të gjejë vetë një zgjidhje në kuadër të infrastrukturës ligjore dhe rregullave të lojës të cilat janë në fuqi. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të ndërkombëtarëve në proces, ndonëse ka përkujtuar se një ndërhyrje e tillë do të ishte në kundërshtim me atë që ndërkombëtarët e kanë thënë deri më tani./ Tribuna

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close