FllowMaster dhe Kim lansojnë klipin e ri (Video)

Reperi shkupjan, Nderim Selmani apo i njohur në publik me emrin FllowMaster nuk ndalet. Ai para disa ditëve ka publikuar edhe klipin e tij me te ri me titull ” Mi Amore ” ne bashkpunim me këngëtarin Kim.

FllowMaster ekskluzivisht për Portalb.mk tregon se është duke inçizuar edhe albumin e tij në të cilin do të ketë rreth 13 këngë dhe 2-3 videoklipe , ku mysafir do të jen antarët e grupit të vet Mc Gagi dhe Lil`Bisha , ndërsa prej reperave shkupjan do të jen : Spidi ( Shkupi Family), Lushi ( Zonna Territ ), Shpici ( ODK ) , si dhe Sokol a.K.a Problemi , me të cilin ishin në të njejtin Label në vitin 2010 ( Last King’s ).

Albumi që po inçizohet përmban tema në të cilën çdo njëri prej jush do ta gjen veten në këngët e FllowMaster.

“Mysafir në album do të jen edhe fytyra të njohura të estradës mirëpo kjo le të mbetet surpriz për fansat
deri në publikimin e albumit”, tha për PortAlb,  FllowMaster. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button