fbpx

Berati mposht rusin në finalen e Gjermanisë

Berat Jakupi ka fituar medaljen e artë në Premier league-n e karatesë në Hanau të Gjermanisë, pasi në finale mundi rusin Aleksanadar Aliev me rezultat tw ngushtw, por të sigurt 1-0. Është ky një sukses shumë i madh i karateistit më të mirë shqiptar Berat Jakupi, anëtar i KK Fati. 

Jakupi në luftën e parë mundi njw karateisti nga Kanadaja me rezultat 5:0, në luftën e dytë mposhti përfaqësuesin nga Danimarka me rezultat 7:3, në të tretën vazhdoi kundër një garuesi nga Lituania, të cilin e fitoi me rezultat minimal 1:0, kurse në çerekfinale u takua me perfaqësuesin nga Italia, duke e fituar bindshëm 4:1. Në luftën kyçe asaj në gjysmëfinale u takua me garuesin nga Holanda, të cilin e mundi me rezultat 5:0 dhe në finale u takua me kundersharin e njohur rus, Aleksandar Aliev, që e mundi me rezultat 1-0.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close