Legjenda Messi, 400 gola!

Legjenda vazhdon. Lionel realizoi dy gola ndaj Granadas sot dhe arriti në kuotën e 400 golave në karrierën e tij, ndërsa dy asistimet për golat tjerë e konfirmuan atë si një asistues të mirë, përpos golashënuesit.

Argjentinasi e shfrytëzoi një asistim të Dani Alvesit, për ta arritur numrin jubilar, ndërsa shënoi më pas edhe një herë, për të shkuar në 401 gola.

Edhe pse është vetëm 27 vjeç, Messi shkoi në kuotën e 369 golave me Barcelonën dhe 42 me ekipin kombëtar, respektivisht 401 gola nga 525 ndeshje me klubin dhe kombëtaren.

Vetëm në vitin kalendarik 2012, Messi kishte realizuar 91 gola, ndërsa shënonte 73 të tjerë në sezonin 2011/12.

Lajme të ngjashme

Back to top button