Tetovë, profesorët e Gjimnazit: Të shokuar nga dështimi i testimit ekstern

Të punësuarit e gjimnazit të Tetovës kanë vënë në dyshim rezultatet e testimit të sivjetëm, ndërsa kanë shpjeguar se motivimi për reagimin vjen nga rezultati joreal i testimit, krahasuar me notën vjetore të nxënësve që ishin të nënshtruarit e testit.

Ata kanë deklaruar se u shokuam nga mosrezultati i institucionit edukativo-arsimor në të cilin punojnë.

Nga rreth 200 të punësuar si mësimdhënës kemi vetëm një mësimdhënës të shpërblyer që përbën vetëm 00.5% të suksesit.

“Çdonjëri nga ne mësimdhënësit ju qasëm analizës të një dukurie të tillë që të gjejmë faktorët që na sollën deri te ky dështim. Hulumtimet gjithëpërfshirëse, na detyruan të rishqyrtojmë veprimin tonë në aspektin pedagogjik të planifikimit programor dhe metodik. Ky veprim indinjoi të gjithë mësimdhënësit të cilët ndërmorën analizë edhe nëpër aktivet profesionale”.

Duke konstatuar ndikimin e faktorëve që sollën deri tek dallimi evident në mes të notës përfundimtare të nxënësve dhe notës të testit nga Qendra Shtetërore e Provimeve ua formua Komision nga profesor të dalluar që të rrumbullakojmë dukurinë e këtillë.

Anëtarët e këtij Komisioni u zgjodhën në formë unanime nga kolegjiumi arsimor i thirrur nga drejtoria, në përbërje: Mr.Ferat Nesimi, prof i artit figurativ, Mr.Ilire Dauti, prof. e menaxhmentit, Mr.Sheval Latifi prof. i filozofisë, Imer Islami, prof. i matematikës, Teuta Kamberi Llalla, prof. e gjuhës shqipe.

Nga kjo përbërje prof. Imer Islami nuk i takon listës së profesorëve të dënuar, por është i propozuar si bartës i kontrollimit të testit ekstern në kuadër të shkollës.

Komisionit të formuar ju tha besimi që të bëjnë rezyme për dukurinë e shfaqur si dobësi e përgjithshme e gjimnazit të Tetovës, krahasuar me shkollat e tjera fillore dhe të mesme.

“Habit fakti se kemi qasje sanksionuese tek profesorët ndërsa testi nuk sanksionon me poena negative dështimin përmes principit me rrethim të detyrave të testit. Dëshirojmë të sqarojmë se sikur edhe një nga rruga ta sillnim në mbushje të testit në bazë të teorisë së probabilitetit do të merrte minimum notë kaluese”, thuhet në reagim.

Analiza e përgjithshme e testit nga këndvështrimi pedagogjik:

Testi si prioritet të vetin ka matjen e një spektri të njohurive të nxënësve për qëllime të shumta. Testi në formën e këtillë aplikative që është realizuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve, përmban në vete anomali amatoreske. Testi me rrethim të përgjigjes së saktë nga 4 opsione, paraqet shkallën e parë të metodës vlerësuese, të njohurit dhe të kuptuarit, që përmbush kriterin për marrjen e notës kaluese edhe sikur përgjigjet e rrethuara të gjitha të jenë të sakta, shprehur numerikisht nxënësi do të merrte notën Mjaftueshëm (2).

Për të marrë notën Mirë (3), nxënësi përveç fazës njohëse dhe të kuptuarit duhet të kalon edhe në fazën e interpretimit dhe konkretizimit (përgjigje me plotësim) që ky test nuk e jep si mundësi. Për tu notuar me notën Shumë Mirë (4), nxënësi e ka patjetër të bënë analizë dhe sintezë. Ndërsa për tu vlerësuar Shkëlqyeshëm (5), nxënësi është i detyruar të shpreh mendim kritik, kreativ dhe inspirues. Ky lloj i testimit (me rrethim të përgjigjeve të sakta pa poena ndëshkues) nuk përmban asnjërin nga kriteret e lartpërmendura dhe kurrsesi nuk mund të jetë vlerësim valid, veçanërisht ndëshkues për mësimdhënësit, kur e dimë se qëllimi kryesor i testit është korrigjimi i programeve, metodave të punës dhe me ndërhyrjen e ndryshimeve të avancohen dhe të lartësohen nivelet arsimore në institucionet shkollore që në rastin konkret ka efektin e kundërt.

Qasja analitike:

1. Numri jo i barabartë i nxënësve të testuar nëpër lëndë.

2. Mos mbajtja e testit, në objektin e shkollës ku nxënësi ndjek mësimin.

3. Mos identifikimi i nxënësve dhe i testatorëve nga ana e komisionit mbikëqyrës.

4. Mungesa e teksteve në gjuhën shqipe.

5. Cilësia e dobët e përkthimit të teksteve mësimore.

6. Cilësia e dobët e përkthimit të testimit ekstern.

7. Përzierja e pyetjeve nëpër plan-programe vjetore (në shumicën e lëndëve pyetjet e vitit të dytë janë parashtruar si pyetje të vitit të parë dhe anasjelltas, si dhe parashtrimi i pyetjeve nga njësitë e parealizuara konkretisht tek vitet e katërta.

8. Mohimi i të drejtës së nxënësve që për së dyti herë ti nënshtrohet testit po qese ka pasur probleme shëndetësore dhe teknike.

9. Ankesat e nxënësve për shkaqe të caktuara objektive nuk janë marrë në konsideratë, kur e dimë se nota e këtij testi hyn dhe dëmton mesataren e nxënësve.

10. Mos prezenca e nxënësve është vlerësuar me notë të dobët. (nuk janë marrë parasysh arsyet e mungesës)

11. Rastet e problemeve teknike nuk janë konsideruar fare.

Rezyme:

Komisioni i autorizuar nga kolegjiumi arsimor i gjimnazit të Tetovës me përgjegjësi të plotë definoi disa nga argumentet më me ndikim që sollën deri tek dallimi i notës përfundimtare gjithëpërfshirëse ( permanente në notimin nxënësit sipas të gjitha normave dhe rregullave) pedagogjike shkollore. Me mangësitë e cekura testimi ekstern nuk i plotëson kriteret e notimit.

Ne të punësuarit e këtij institucioni ndihemi thellësisht të fyer për nëpërkëmbjen e identitetit të mësimdhënësve në formë publike përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës Shtetërore të Provimeve, jemi të detyruar që të bëjmë këtë reagim në formë po ashtu publike me të vetmin qëllim që të mbizotërojë e vërteta.

Ky reagim i është dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës Shtetërore të Provimeve, Komunës së Tetovës, Ministrisë Rajonale të Arsimit, Inspektoriatit të Arsimit Shtetëror dhe Komunal.

Lajme të ngjashme

Back to top button