fbpx

Arrestohet një funksionar i lartë i komunës së Kumanovës

Viktor Bozhinovski, udhëheqës aktual i sektorit juridik në komunën e Kumanovës dhe funksionarë i Lidhjes Social Demokrate është arrestuar sot pasdite, me dyshimet për korrupsion.

Sipas informacioneve policore, Bozhinovski dyshohet për korrupsion pasi që policia ka konstatuar se ai kishte pranuar një shumë eurosh nga një palë.

Arrestimi i tij u bë në një kafene të Kumanovës. Ai më parë akuzohej edhe për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës si drejtor i “Ujësjellësit të Kumanovës”, ku vetëm për pije dhe ushqime nëpër kafene kishte harxhuar mbi 100 mijë euro.

Ai njihet edhe si një nga funksionarët më të lartë lokal të LSDM-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close