Reagon Grubi: Për Agollin, mediat i kanë fajet

Pasi që deputetja e VMRO-së shkroi se Artan Grubi nuk e di historinë dhe se është fotografuar para përmendores së Sharlo-s e jo Nexhat Agollit, regon Grubi duke thënë se ka qenë i keq informuar.

“Kur informohesh për diçka gabim, mund të nisësh edhe luftë e le më me bo selfie. Seriozisht, i keqinformuar padashje nga shumë media që botuan lajmin për vendosjen e përmendores se Nexhat Agollit në qendër të Shkupit, por edhe nga dëshira e madhe që më në fund ti shoh të derdhur në bronzë Agollin, Bogdanin dhe Bagerin, ndodh që paskam gabuar bashkë me shumë të tjerë, andaj, Ju kërkoj falje të gjithë juve që u gëzuat po aq sa edhe unë, por edhe që u mashtruat po aq sa edhe unë.
Vendosjen e përmendoreve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit e kemi prit si ngjarje dhe jam i bindur se do të realizohet shpejtë sepse ato përmendore janë gati dhe pritet vetëm vendosja e tyre. Ndërsa këtyre deputetëve anonim të Kuvendit që kërkojnë famë duke ma përmendur emrin dhe duke u marrë me mua nëpërmjet te teksteve që ju ka shkruar tjetër jush, ju them Tung e keni.” shkruan Grubi.

Postimi i Grubit
Postimi i Grubit

/Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. O torollak a nuk e din vendin se ku duhet te vendoset pèrmendorja ? Se ta dije sèpaku ku duhet tè vendohet busti (qè nuk do tè vendoset asniher) Ti or teveqel , nuk do rreagoje si pate rreaguar , or analfabet.

  2. O torovel,ti nuk e njeh Agallin se ste ka interesuar se kush eshte,ndryshe nje femi i kalses pare e njeh.Ne Google ke Foto te tija dhe nuk eshte dashte te presish meiat te thone se kush ai njeri pa emer..e ti me te ngut Nexhat Agalli.E balqshi me shnet ju BDI-ste edhe kete turp pa presedan qe nuk njihni historine tuaj..po te ishte Enveri do tja kishit qellu mire emire..

Back to top button