Kumanovë, shqiptarët bojkotojnë mësimin

Këshilli i prindërve të paraleleve shqipe pranë SHF “Toli Zordumis”- Kumanovë, më datë 25.09.2014 (e enjte) ka mbajtur mbledhje ku ka shtjelluar dy probleme:

1. Mosfurnizim të mjaftueshëm me libra të nxënësve shqiptarë.

2. Mosjetësimin e peticionit të nënshkruar nga ana e prindërve, në lidhje me implementimin e gjuhës shqipe ne shkollë, përfaqësimin joadekuat në organet dhe personelin teknik të shkollës, mundësinë e krijimit dhe të një paraleleje me mësim në gjuhën shqipe, njofton gazeta “Lajm”.

Ky Këshill në të njëjtën mbledhje ka vendosur për shpalljen e bojkotit të procesit edukativo arsimor për paralelet me mësim në gjuhën shqipe, edhe atë që më datë 29.09.2014 (e hënë).

Këshilli i bënë me dije opinionit publik, si dhe mediave lokale dhe qendrore në vend, se me datë 29.09.2014, e hënë, në oborrin e shkollës, me fillim ora 10.00, do të mbahet protestë, prej kur edhe zyrtarisht fillon bojkoti i procesit edukativo arsimor për nxënësit shqiptarë pranë kësaj shkolle, me cka prindërit do të shprehin pakënaqësinë e tyre rreth të drejtave themelore për nxënësit shqiptarë dhe problemeve ligjore e statutare në shkollë.

Ky bojkot nuk ka asnjë pikë të përbashkët referimi me grevën e paralajmëruar nga ana e Sindikatës së arsimit.

Këshilli lut prindërit e nxënësve shqiptarë për pjesëmarrje sa më masive në protestën e lartëpërmendur.

Lajme të ngjashme

Back to top button