Thaçi në Strugë, zgjodhet Mendi Asani kryetar dege i PDSH

Mendi Asani është zgjedhur kryetar i Degës së PDSH-së në Strugë, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, deputetët dhe drejtuesit e lartë të këtij subjekti politik, si Orhan Ibrahimi, Bekim Fazli Imer Aliu, Ernad Fejzullahu etj. Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë e Degës, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, delegatët për Kongres, dhe të Kuvendit Qendror të partisë.

Mendi Asani në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Menduh Thaçi është i vetmi nga drejtuesit e partive politike shqiptare që mund ta ndryshojë gjendjen e popullit shqiptar në Maqedoni. Ai shtoi se nuk ka gjyq që mund ta ndalojë në aktivitetin e tij.

Të pranishmit i përshëndeti edhe deputeti Orhan Ibrahimi, i cili tha se është i zhgënjyer nga kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela. Ai evokoi ngjarjet që kanë të bëjnë me propozimin e kandidatit për deputetë në Njësinë Zgjedhore numër 5, Zija Jonuzi dhe tha se dëshiron t’i përkujtoj Selës, se edhe kryetari Thaçi i ka dhënë përkrahjen e plotë për të mos heqë dorë nga parlamenti, kur këtë e ka bërë rivali i tij në garën për kreun e Komunës së Strugës, Arben Labënishti, informon Drini.mk

Ibrahimi tha gjithashtu se nuk ka besuar që, siç tha ai, Ziadini të korruptohet sepse ishte i zëshëm në luftën kundra korrupsionit në parlament. Ai shtoi se me Ziadin Selën e kanë nisur detyrën e deputetit me nga një veturë në vlerë prej 4-5 mijë eurosh, ndërsa siç tha ai, tani ai ka vetura luksoze dhe e ka prishur shtëpinë dhe ka ndërtuar shtëpi të re në vlerë prej mbi 100 mijë eurosh.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq tha se ka ardhur me misione në Strugë për më shumë se 20 vjet, por se kësaj radhe dëshiron t’u kërkoj falje që kishte kërkuar të votohej Ziadin Sela në disa raste. Thaçi tha se ai nuk e ka ndërmend ta falë, siç tha tradhtinë, sepse këtë nuk mund t’ia lejoj as familjes së tij, transmeton Drini.mk

Menduh Thaçi, tha gjithashtu se dëshiron të mos ia përmend as emrin kryetarit të Komunës së Strugës, sepse , siç tha ai kështu keni kërkuar ju në porositë që i keni sjellë në qendrën e partisë në Tetovë. Kryetari i PDSH-së tha se Sela nuk ka asgjë të përbashkët as me njerzillëkun as me shqiptarinë dhe as me PDSH-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button